Rregulloi dhëmbët në Shqipëri| I moshuari italian humb jetën pas disa minutash

Rregulloi dhëmbët në Shqipëri| I moshuari italian…

Agostino Sellitri, një 71-vjeçar italian, ka humbur jetë sot në Shqipëri. Ai sapo kishte kryer një implant dentar, por pak minuta më vonë nuk kishte shenja jete. Sipas autoriteteve Agostino pësoi një sulm në zemër dhe nuk mundi ta përballojë.  Lajmin për vdekjen e tij e njoftoi Shoqata Kombëtare e Stomatologëve Italianë nëpërmjet mediave vendase.

Deri tani nuk dihet se në cilën klinikë dentare ka ndërruar jetë 71-vjeçari.Turizmi dentar ka marr një zhvillim mjaft të madh në Shqipëri, e kryesisht në Tiranë, për shkak të çmimeve me të ulta se në vendin fqinj. Fabio De Pascalis një dentist italian, paralajmëroi shtetasit e tij të mos joshen nga shërbimet dentare me kosto të ulta, pasi mund të ketë një rrezikshmëri ë lartë për jetën.

“Premtimet për ndërhyrje dentare me kosto të ulët fshehin gracka dhe rreziqe që nuk mund të anashkalohen. Rreth korrelacioneve dhe implikimeve që mund të ketë shkaktuar ndërhyrja, e ndjej për detyrë, në emrin tim dhe të të gjithë kolegëve të mi, të bëj thirrje për kujdes dhe vëmendje kur vendosni të ndërmerrni një udhëtim për ‘turizmin dentar’”.- u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit