Rrëmbeu 11-vjeçaren , çfarë justifikimi jep i riu nga Cërriku

Rrëmbeu 11-vjeçaren , çfarë justifikimi jep i…

Merret vendimi për 19-vjeçarin nga Cërriku i cili u akuzua se rrëmbeu dhe kreu marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur nga Lushnja. U vendos që do të qëndrojë në burg.

Fisnik Halili, ka deklaruar se vajzën e mori në shtëpi për “nuse” me dëshirën e saj edhe pse ishin njohur vetëm një javë më parë në rrjetet sociale. Sipas tij, e mitura nuk i kishte treguar që ishte vetëm 11 vjeçe, ndërsa këmbëngul se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Avokatja e tij, Eva Gjeta pretendon se klienti i saj nuk duhej lënë në burg, ndërsa shtoi se me të miturën kishte qëllime serioze.

“Ai nuk pranon të ketë kryer marrëdhënie seksuale. Ai pranon që e ka marrë në shtëpi për qëllime serioze dhe në asnjë moment nuk i është bërë me dije se vazja ka qenë e mitur,”-tha ajo. Ndërkohë që pritet që ekspertiza mjekësore të japë versionin e vërtetë të ngjarjes.

Fisnik Halili u arrestua dy ditë më parë nga policia e Lushnjës në shtëpinë e tij në Cërrik. I riu u denoncua nga prindërit e 11-vjeçares që banon në një fshat të Lushnjes, ndërsa familjarët e tij e kanë cilësuar ngjarjen rrëmbim dashurie, edhe pse kanë deklaruar se kanë qenë kundër veprimit të djalit të tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit