Rrëmbeu dhe përdhunoi shqiptaren për 48 orë, nuk ndalet “Dragoi i Kavos” sulmon me armë edhe policinë

Rrëmbeu dhe përdhunoi shqiptaren për 48 orë,…

Është arrestuar nga policia greke 47-vjeçari Dhimitri Aspioti, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34-vjeçareje shqiptare.

Ngjarja e rëndë u shënua më 9 maji të këtij viti në Agio Petro Lefkim të Greqisë. Greku akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin 34-vjeçares shqiptare për 48 orë. Aspioti dyshohet se e ka mbajtur të lidhur shqiptaren në një kasolle në Agio Petro, Lefkimi. Mediat greke shkruajnë se i ashtëquajturi “Dragoi i Kavos” është arrestuar në Korfuz ndërsa ka qenë i armatosur dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë.

Denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga burri i saj, i cili tha se u zgjua në mëngjes por nuk gjeti në banesë bashkëshorten. Ai tha për policinë se një nate më parë ishin takuar me Aspiotin, i cili jetonte në Lefkimi nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim dalje nga Korfuzi.

Ndërsa 34-vjeçarja u tha agjentëve të policisë se ishte mbajtur brenda kasollës për dy ditë. Agresori e kishte kërcënuar se do ta vriste me thikë dhe në vazhdim e kishte përdhunuar.

47-vjeçari ishte arrestuar në 2002 për përdhunim dhe ishte liruar në 2019. Ai ishte dënuar me 53 vjet burg, për dhjetëra përdhunime femrash nga vende të ndryshme të botës, por u lirua para afatit.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit