Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, lihen në burg dy vëllezrit Bushgjokaj

Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, lihen në…

GJKKO la në fuqi masën e sigurimit personal arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22-vjeçarit Renis Dobra në Burrel. Ndërkohë, për të akuzuarit e tjerë, Petrit Hoxha dhe Fatjon Bushgjokaj, verifikimi i masës së sigurisë është shtyrë për një tjetër ditë, pasi ata nuk u paraqitën në seancë.

Në një seancë me dyer të mbyllura, avokatët e dy vëllezërve thanë se afatet e mbajtjes në burg janë tejkaluar për shkak të vonesave në kalimin e çështjes nga gjykata e Dibrës te SPAK-u. Ata kërkuan heqjen e masës, por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata. Nga ana e tyre, dy të pandehurit mohuan akuzat.

Avokatët i janë drejtuar gjykatës me pyetje për arsyet e ngritjes së akuzës për grup kriminal dhe për motivin e rrëmbimit të viktimës, duke kërkuar sqarime lidhur me hetimet. Çështja pritet të marrë zhvillim në seancat e ardhshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit