Rrënuesi i shëndetësisë Ilir Beqaj sugjeron mbylljen e lokaleve në Jug... Koronavirus apo gjobëvënie?!

Rrënuesi i shëndetësisë Ilir Beqaj sugjeron mbylljen…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi rrënoi shëndetësinë me tendera e dhënie parash për oligarkët e preferuar të Rilindjes, tani jep mend edhe për koronavirusin.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se beteja me COVID-19 është në bregdetin e Jugut të Shqipërisë, konkretisht e ka me lokalet që frekuentojnë të rinjtë.

Ish-ministri thekson se në baret dhe klubet e natës po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”.

Por, në postimin e tij, Beqaj përmend edhe emra specifikë lokalesh, ku i quan fajtorë për përhapjen e virusit.

Ndërkohë, numri më i lartë i të prekurve është në Tiranë, ku janë edhe më shumë se gjysma e rasteve aktive.

A është vërtetë kaq i interesuar Beqaj i Rilindjes për koronavirusin, apo tani ka filluar të vendosë gjoba për lokale të caktuara?

Postimi i Beqajt:

Lufta me Covid-19 është luftë në territor.

Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit.

Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë.

Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me rradhë.

Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”.

Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor.

Aty po nëpërkëmben politikat mbështetëse ndaj grupeve më të dëmtuara nga pandemia.

Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit.

Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor.

Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të leadershipit.

KOHA ËSHTË TANI!

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit