Rrëqethëse/ Portierja e Vllaznisë luajti finalen shtatzënë dhe në fund ngriti... trofeun

Rrëqethëse/ Portierja e Vllaznisë luajti finalen shtatzënë…

Vllaznia e futbollit për femra fitoi ditën e djeshme Kupën e Shqipërisë, teksa mundi 4-0 Apoloninë në finale.

Trofeu u dorëzua për skuadrën shkodrane nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si dhe këngëtari Bujar Qamili.

Ndërkohë, edhe pse shiritin e kapitetin e mbajti sulmuesja Megi Doçi, në fund kupën e ngriti lart portierja Ardiola Raxhimi.

Arsyen e veçantë e shpjegoi vetë portierja në një prononcim për “Shkodra Sport”.

“Është një kënaqësi shumë e madhe kur ngre lart një tjetër trofe. Por shpresoj që Apolonia të mos e reklamojë ndeshjen sepse Vllaznia ka luajtur me 12 vetë në këtë takim.

Po zbuloj këtu faktin se unë jam shtatzënë dhe prandaj gëzimi është edhe më i madh. Jam shumë e lumtur për këtë gjë por premtoj se vitin e ardhshëm do të jem sërish në fushë për të fituar të tjera trofe me Vllazninë” – deklaroi portierja.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit