Rrëqethëse/ Qirinj, lule dhe atletet e tij në një cep, pamje nga klasa e viktimës në Gramsh

Rrëqethëse/ Qirinj, lule dhe atletet e tij…

Një ditë nga ngjarja e rëndë në Gramsh, ku pas një sherri me thika mes disa të rinjve humbi jetën adoleshenti Fatjon Bici, banorët janë të tronditur. Në shkollën ku mësonte i mitur ka pllakosur heshtja dhe po ndizen qirinj.

Shokët dhe shoqet e 15-vjeçarit shpërthyen në lot, teksa shihnin bankën e viktimës që është bosh dhe e mbushur me lule. Kjo vdekje, ka lënë të tronditur të gjithë opinionin publik dhe të trishtuar familjarët e të afërmit për këtë humbje të parakohshme.  

Atletet e të Fationit janë lënë në një qese në cep të klasës, ndërsa janë ndezur dhe qirinj. Në bankën ku qëndronte i ndjeri shokët e klasës kanë vendosur një buqetë me lule. Thonë se shoku i tyre i klasës ishte i qetë dhe jo problematik.

I riu humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pas një sherri me disa adoleshentë të tjerë. Ai u godit me thikë dhe humbi jetën në spital, ndërsa i plagosur mbeti edhe një 15-vjeçar.

Sipas dëshmive të mëtejshme në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan SHahini”, katër fëmijët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë. Dëshmitarët thonë se konflikti ishte mes djemve të Cërrunjës dhe djalit të plagosur, ndërsa Fationi ka ndërhyrë të mbrojë kushëririn e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit