Rrëshqiti nga ura dhe ra në lumin Fan, vdes 70-vjeçarja në Pukë

Rrëshqiti nga ura dhe ra në lumin…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë. Mësohet se një 70-vjeçare, teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, për të shkuar në banesën e saj, në fshatin Gjegjan, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lumë e cila si pasojë ka humbur jetën. Trupi i të moshuarës është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për të bërë ekzaminimin dhe për të zbuluar të vërtetën  e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pukë/Informacion paraprak Rreth orës 14:30, teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, për të shkuar në banesën e saj, në fshatin Gjegjan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lum, shtetasja D. P., 70 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Trupi i 70-vjeçares është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për ekzaminim. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit