Rrëshqitje dherash në Fresk, pema rrëzohet dhe bie në rrugë

Rrëshqitje dherash në Fresk, pema rrëzohet dhe…

Në zonën e Freskut, pranë Thesarit, në rrugën “Muhamed Deliu”, është shfaqur një rrëshqitje dherash që paraqet rrezik serioz për pallatet e ndërtuara në pjesën e sipërme të kodrës.

Banorët e zonës shprehin shqetësim për sigurinë e banesave dhe kalimtarëve, pasi situata është e dukshme dhe potencialisht e rrezikshme.

Sipas raportimeve, kjo gjendje vazhdon prej rreth një muaji, ndërsa deri më tani nuk janë marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse, as për stabilizimin e terrenit dhe as për pastrimin e rrugës nga dherat e rëna dhe pemët e rrëzuara.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shmangur incidente të mundshme dhe për të siguruar qarkullim të sigurt në këtë zonë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit