Rreshteri i Dhomës së Përfaqësuesve jep dorëheqjen pas trazirave të së mërkurës

Rreshteri i Dhomës së Përfaqësuesve jep dorëheqjen…

Rreshteri Paul Irving, i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe ligjit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA gjatë trazirave të djeshme, ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e tij u njoftua nga Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi në konferencën e saj për shtyp, të mbajtur mbrëmjen e së enjtes.

Demokratja tha gjithashtu se po bën thirrje për dorëheqjen e Shefit të Policisë së Kapitolit Steven Sund, i cili, shtoi ajo, nuk ka folur me të në telefon që me nisjen e protestave në Kapitol.

Më herët sot, homologu i saj në Senat, Chuck Schumer, tha se ai do të pushonte nga detyra rreshterin e Senatit pasi demokratët të jenë shumicë në dhomë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit