Rreth 20 mijë euro kokainë të fshehur edhe në lodrat e fëmijëve, policia arreston dy shqiptarët

Rreth 20 mijë euro kokainë të fshehur…

Droga, në dy apartamente, dhe para nga dyqani, por jo vetëm kaq, dy shtytësit kishin fshehur kokainën edhe në kafshët e mbushura në dhomën e fëmijëve.

Dy shqiptarë, një 40-vjeçar dhe një 38-vjeçar përfunduan në prangat e policisë në Venecia, nën akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike.

Shqiptarët me iniciale T.A dhe D.R, me banim përkatësisht në Mogliano dhe Marcon, dukshëm ishin të lidhur me aktivitetin e tregtimit të drogës posaçërisht kokainë midis dy provincave, me arteriet rrugore që kryqëzojnë dhe lidhin zonën e madhe tregtare të Valecenter dhe rrugë për në bregdet dhe në Marca. Lënda narkotike ishte fshehur midis të tjerash edhe në dhomën e gjumit të fëmijëve përkatësisht në lodrat prej pellushi.

Njëri prej shqiptarëve ishte proceduar edhe në vitin 2019 për lëndë narkotike. Në banesën e tij, policia gjeti mbi 2 kg kokainë, e cila nëse do të shitej në tregon do të sillte rreth 200 mijë euro fitime. Krahas drogës, u gjetën edhe peshore elektronike, çanta, telefona celularë si dhe një sasi të vogël hashashi. Policia gjeti gjithashtu një mijë e gjashtëqind euro, ndoshta të ardhurat e tregtisë së drogës disa ditore. Gjithçka u sekuestrua.

Karabinierët vazhduan denoncimin në një gjendje lirie me të njëjtat akuza edhe për gruan shqiptare të burrit me iniciale D.M e lindur në vitin në 1994. Ajo akuzohet si bashkëpunëtore e tregtarit të drogës, por me një rol që ende po hetohet. Surprizat gjithashtu nuk mungojnë në kërkimin e banesës së Mogliano, ku qeni shkon drejt dhomës së gjumit të fëmijëve dhe më pas në ahur, për të zbuluar 100 gramë kokainë të fshehur në barkun e dy kafshëve të mbushura.

Edhe këtu gjenden peshore, çanta dhe telefona celularë (gjashtë në numër) dhe dy mijë e pesëqind euro para. Në fund të formaliteteve, dy të huajt u vunë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit