Rreth 5.6% e shqiptarve pinë kanabis, ndër popujt me konsumin më të lartë

Rreth 5.6% e shqiptarve pinë kanabis, ndër…

Shqipëria është në mesin e tabelës së vendeve europiane ku shtetasit e së cilës kanë një konsum të rregulltë të lëndëve narkotike. Në një matje që i është bërë shqiptarve, rezulton se 5.6% e popullësisë kanë konsumuar muajit e fundit kanabis sativa. Analiza e të dhënave është bërë nga Landgeist, ku për bazë është marrë mosha nga 15 deri në 64 vjeç.

Norma më e lartë e përdoruesve të kanabisit është nga francezët me 11%, ndekur nga marokenët dhe spanjollët me 10.5%. Përqindje të lartë të konsumit të kanabisit kanë edhe italianët me 10.2%. Ndërsa vendet me përdorimin më të ulët të kanabisit janë Kosova dhe Hungaria, me 1.3%. Ndjekur në fund të tabelës nga Turqia me 1.1% dhe Malta me 0.9% të popullatës që pi kanabis.

Shqipëria njihet si ndër vendet me prodhimit të lartë të kanabisit. Ndonëse kështjella e lëndëve narkotike, Lazarati, u rrëzua, kultivimi i bimës u përhap me shpejtësi në thuajse gjithë Shqipërinë. Një qese hashash në Shqipëri shitet nga 5 deri në 10 euro, një shifër që nxit edhe nga adoleshentët për ta konsumuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit