Rreth 51 % e popullsisë së botës nuk nxjerrin të dhëna në dispozicion të publikut për cilësinë e ajrit

Rreth 51 % e popullsisë së botës…

Rreth 51 % e vendeve në të gjithë botën nuk nxjerrin të dhëna në dispozicion të publikut për cilësinë e ajrit, tregoi studimi i ri ”OpenAQ” me qendër në Uashington.

Raporti zbuloi se vendet ku jetojnë 1,4 miliardë njerëz nuk nxjerrin të dhëna të disponueshme për cilësinë e ajrit, ndërsa vendet ku jetojnë 4,2 miliardë nuk ndajnë në mënyrë transparente të dhëna për cilësinë e ajrit.

Mbi gjysma e popullsisë së botës nuk ka qasje në të dhënat zyrtare të qeverisë për cilësinë e ajrit edhe pse 9 në 10 persona marrin frymë në ajër që përmban nivele të larta të ndotjes, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH-ja e përcakton ndotjen e ajrit si rrezikun më të madh mjedisor për shëndetin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit