Rreth 7000 të infektuar dhe 334 humbje jete nga COVID-19 në Maqedoni

Rreth 7000 të infektuar dhe 334 humbje…

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut raportuan të shtunën për vdekjen e 6 pacientëve dhe diagnostikimin e 147 të infektuarve të tjerë me COVID-19 duke e çuar totalin në 6,932 raste dhe 334 viktima.

Pacientët që humbën jetën sot ishin nga Shkupi, Kumanova, Shtipi dhe Berova. Gjatë 24 orëve të fundit u deklaruan të shëruar 111 persona duke e çuar totalin e atyre që e kanë mposhtur infeksionin e COVID-19 në 3,611 të riaftësuar.

Prej 26 shkurtit, kur u diagnostikua rasti i parë me COVID-19 në RMV, janë testuar 66,133 persona.

Bilanci i pandemisë është rënduar tejmase, sidomos gjatë muajit qershor, pasi statistikisht mesatarja e vdekjeve ka shkuar në 160 vdekje për çdo 1 milionë banorë, çka e rendit RMV-në ndër 20 shtetet me raportin më tragjik të COVID-19 në botë.

Në Shqipëri ky raport është diçka më shumë se 25 vdekje për çdo 1 milionë banorë, prej nga kuptohet se gjendja në RMV është 6-herë më e rëndë.

/GazetaAtdheu.com/cpo

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit