Rreth të 20-ve, por dy të rinj shqiptarë importojnë 1 mln paund kokainë nga Amerika Latine drejt Londrës. Kush janë ata

Rreth të 20-ve, por dy të rinj…

Dy burra janë akuzuar për importimin e më shumë se 1 milion paund kokainë teksa dyshohet se e kishin transportuar në një terminal nëpërmjet një kontenjeri.

Shtetasit shqiptarë Mariglen Bajraktari, 20 vjeç dhe Romario Vukzaj, 23 vjeç, u arrestuan pasi punonjësit e portit në Tilbury njoftuan policinë të martën.

Oficerët e Forcave Kufitare gjetën 16 kilogramë kokainë në një kontenjer frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontejnerit në Londër nga Belize (Amerika Latine) të premten e kaluar.

Hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thanë se droga ka një vlerë të mundshme rrugore më shumë se 1 milion paund.

Komandanti i degës NCA Jacque Beer tha: “Ne gjithmonë i inkurajojmë punonjësit e portit të na lajmërojnë për çdo veprimtari të dyshimtë që shohin gjatë detyrës.

Jam i kënaqur që me këtë rast vigjilenca e tyre ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të kokainës.”

Bajraktari dhe Vukzaj, pa asnjë adresë fikse, u paraqitën sot në Gjykatën e Magjistraturës së Chelmsford dhe u mbajtën në paraburgim derisa të paraqiteshin në Gjykatën e Kurorës Basildon më 3 qershor.

Dyshja janë të akuzuar për posedimin dhe importimin e drogës të klasit A.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit