Rrezik epidemie në parkingun e pallatit! Ujërat e zeza shpërthejnë sheshit, banorët pa zgjidhje

Rrezik epidemie në parkingun e pallatit! Ujërat…

Një qytetare ka denoncuar praninë e ujërave të zeza brenda ambienteve të parkingut të kompleksit të banimit “Golden Park”, në rrugën “Bedri Karapici”, në Tiranë.

Sipas raportimit të qytetares, kjo situatë vijon prej më shumë se tre vitesh, ndërsa deri më sot, sipas saj, nuk është marrë asnjë masë konkrete për zgjidhjen e problemit, as nga Bashkia dhe as nga administratori i parkingut.

Prania e ujërave të zeza në ambientet e parkingut përbën një shqetësim serioz për higjienën dhe shëndetin publik, pasi mund të krijojë kushte për përhapjen e infeksioneve dhe rrezikimin e shëndetit të banorëve.

Qytetarja ngre shqetësimin nëse kjo situatë mund të përbëjë një rrezik epidemiologjik dhe kërkon ndërhyrjen urgjente të institucioneve përgjegjëse.

Banorët kërkojnë zgjidhje konkrete, pastrim dhe dezinfektim të ambienteve, si dhe verifikimin e situatës nga strukturat e shëndetit publik.

Deri kur do të duhet të presin banorët, ndërkohë që ujërat e zeza vijojnë të jenë të pranishme në ambientet e kompleksit?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit