Rrezikohen disa apartamente/ Merr flakë pallati në Tiranë

Rrezikohen disa apartamente/ Merr flakë pallati në…

Një pallat në Tiranë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë. Mësohet se pallati ndodhet pranë gjimnazit Petro Nini Luarasi.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë një banesë në këtë zonë, ndërsa rrezikohen edhe apartamentet ngjitur me të. Tymi ka përfshirë të gjithë pallatin dhe qytetarët kanë dalë jashtë të traumatizuar. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por dëme të shumta materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset së bashku me policinë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Por, dyshohet për një shkëndijë elektrike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit