Rrezikohet luftè Turqi-Greqi? Saga e kònfliktit dhe çfarë pritet të ndodhë...

Rrezikohet luftè Turqi-Greqi? Saga e kònfliktit dhe…

Frika e një skenari për përshkallëzim të tènsioneve mes Greqisë dhe Turqisë ka afruar në rajon edhe prezencën ushtárakè franceze dhe forcave të tjera ndërkombëtare. Ndërkohë që me deklarata e fundit, dy vendet janë treguar të gatshme për dialog për t’i dhënë zgjidhje kònfliktit për hapësira territoriale në Mesdheun Lindor.

Franca ka dërguar avionë dhe anije luftarake në Mesdheun Lindor për të ndërhyrë në rast të ácarimit të kònfliktit që po zhvillohet mes Turqisë dhe Greqisë.

Presidenti francez, Emanuel Makron, pas një bisede telefonike me kryeministrin grek, Qirjakos Micotaqis, akuzoi Ankaranë se po provokon tènsione me operacionet e veta të kërkimit të gazit dhe naftës në ujërat territorialë grekë.

Makron i bëri thirrje Turqisë të ndalë veprimet e njëanshme dhe të ulet për dialog, gatishmëri për të cilin shprehu edhe kryeministri Micotaqis.

“Ne nuk i druhemi as dialogut më të zjárrtë, sepse kemi besim te pozicioni ynë i drejtë. Por ai nuk ka kuptim në klimë tènsioni dhe provokimesh. Me reagimin e saj, Turqia tregon për fat të keq se nuk pajtohet dot me parimet europiane të shekullit të 21-të, dhe ka ngecur në logjikën e shkuar të shtrèngimit dhe kánòsjes. Vendi ynë nuk kèrcènon, por as nuk i pranon shántazhet.”

Kundërshtitè mes Turqisë dhe Greqisë lidhen me ujërat territorialë dhe janë shtuar më tepër nga dita e hënë kur Ankaraja dërgoi një anije për të studiuar terrenin nënujor për hidrokarbure.

Një marrëveshje e fundit mes Athinës dhe Egjiptit, për një zonë ekskluzive ekonomike në Mesdhe, e denoncuar sakaq nga Turqia, vetëm sa e thelloi kònfliktin për territore.

Ekspedita për zbulimin e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor po kryhet nën shoqërinë e disa luftanijeve turke në perëndim të Qipros, ndërkohë më në perëndim, flota franceze dhe ajo greke lëshuan sërish sinjale të enjten duke kryer manovra të përbashkëta ushtárakè afër Kretës.

Turqia thotë se ka vijën bregdetare më të gjatë në Mesdheun Lindor por përfiton padrejtësisht vetëm një rrip të ngushtë të territorit ujor, ç’ka kufizon operacionet e saj për hidrokarbure.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, gjatë ditës përsëriti se Athina dhe administrata greke në Qipro janë shkaktare të tènsionèvè në rajon dhe nuk po respektojnë të drejtat e Turqisë.

“Ne nuk po duam të rendim pas aventurave të kota dhe as nuk kërkojmë tènsionè. Të kërkosh shelfin kontinental nga ishulli i Meisit, që është 2 km nga bregdeti ynë dhe 580 kilometra nga toka greke, bie ndesh me arsyen dhe intelektin. Një ishull me sipërfaqe 10 km katrorë që ka 40 mijë km katrorë shtrat kontinental, edhe në ligjin ndërkombëtar, është qesharak dhe i pabazuar.”

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian pritet ta diskutojnë të premten situatën në rajonin e Mesdheut për të evituar rrèzikun e një kònfrontimi ushtárák mes dy vendeve.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit