Beirut/ U hodh në det gjat shpërthimit, gjendet i gjallë pas 30 orësh punëtori i portit

Beirut/ U hodh në det gjat shpërthimit,…

Në shpërthimin e Libanit raportohet për 157 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur.

Pasi raportohet se nën rrënoja ndodhen  shumë persona të tjerë, një punëtor i Portit të Bejrutit është gjetur i gjallë 30 orë pas shpërthimit.

Fotografia e Amin al-Zahed, është publikuar në një faqe në “Instagram” kushtuar gjetjes së banorëve të zhdukur, por u gjet në detin Mesdhe.

Një pamjet e publikuara në mediat sociale, shihet një burrë në kuvertën e një anijeje, i cili po mban një të plagosur të mbuluar në gjak.

I plagosuri thuhet se është Amin al-Zahet, punëtori i portit.

Ndërkohë mësohet se ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm.

Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite.

 Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

[ngg src=”galleries” ids=”259″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit