“Rrezikojmë mbylljen, kujdes me mjekët e partive”, thirrja e Taulant Mukës

“Rrezikojmë mbylljen, kujdes me mjekët e partive”,…

Epidemiologu Taulant Muka nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka reaguar në lidhje me shtimin e rasteve të reja nga Covid-19 në vendin tonë.

Muka thotë se situata është shumë serioze dhe vendi rrezikon mbylljen sërish. Ai kërkon që të ketë një reagim nga institucionet pasi masat e marra deri më tani, nuk kanë dhënë asnjë rezultat

Postimi i plotë:

Ju lutem medieve: mos ftoni “epidemiologe” / “infeksioniste” që bëjnë populizëm në media, dhe që prapa tyre fshihen partitë politike (edhe pse dalin pa logo). Vendi mund të rrezikoj mbylljen serish, kjo pasi situatën e drejton politika dhe populizmi në vendin tonë! Situata është si ne 10 Mars, asnjë investim për të siguruar luftën ndaj Covid pa ndërprerë në afatgjatë aktivitetin ekonomik! Nëse duam që jeta ekonomike dhe sociale të vazhdojë, kërkohet një komunikim i koordinuar publik nga ekspertë të fushës dhe që dinë të lexojnë dhe analizojnë studimet!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit