Rrezikon të mbetet rrugëve, nëna e dy fëmijëve dhe një që ka në bark kërkon shtëpi dhe punë

Rrezikon të mbetet rrugëve, nëna e dy…

Pa shtëpi, pa punë dhe pa shtyllën e shtëpisë, është kjo Myrvete Shahinlli. Bashkëshorti i saj ka dy muaj që ka përfunduar në burg, ndërsa ajo, me vajzën 4 vjeçare, djalin 9 muajsh dhe një fëmijë në bark që pret ta sjellë në jetë, rrezikon të mbesë në mes të 4 rrugëve. Ajo thotë se ka qenë strehuar në një qendër sociale nga Bashkia, por aty i është helmuar djali me qumësht të skaduar dhe si rrjedhojë është detyruar të largohet, pas denoncimit që ka bërë.

Myrvetja thotë se momentalisht jeton te tezja, por dhe ajo i ka lënë afat deri në fund të muajit që të qëndrojë në banesën e saj, pasi i thotë se do e nxjerrë jashtë. Në këto kushte, me 3 fëmijë, pa asnjë mbështetje, Myrvetja kërkon ndihmë nga shqiptarët, por edhe Bashkia Tiranë. Myrvetja kërkon edhe një punë që të ketë një rrogë dhe të jetojë e lumtur bashkë me 3 fëmijët e saj, pa i ngelur në derë askujt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit