“Rrezikon të shembet ndërtesa”, shefi i zjarrfikëses: Mund të plasariten muret

“Rrezikon të shembet ndërtesa”, shefi i zjarrfikëses:…

Kanë kaluar më shumë se 17 orë që kur një magazinë pranë mbikalimit të Kasharit, në qendrën tregtare “Casa Italia” u përfshi nga flakët. Që prej orës 3 të ditës së djeshme, magazina u përfshi nga flakët dhe roja i sigurisë, Arjan Sala ka mbetur brenda dhe nuk ka asnjë informacion prej tij. Ndërkohë më herët gjatë ditës, qytetarët njoftuan se brenda në magazinë ndodhet edhe një punëtor vetëm 17-vjeç i cili punonte në shkarkkimin e mallrave për një kompani private. Komandanti i Forcave Zjarrfikëse të Tiranës Saki Sheshi rrezikon që të bjerë gjithë godina e qendrës tregtare, nëse temperatura nuk mbahet nën kontroll. Sipas Sheshit, vatrat e zjarrit janë shuar por për shkak të materialeve që kanë qenë në magazinë, temperatura është shumë e lartë.Situata është shumë e vështirë aty poshtë pasi kanë rënë raftet metalikë dhe vështirësohet lëvizja. Shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret. Me hidrantët e qendrës tregtare kemi shpërndarë uji në katin mbitokësor që të mos lejojmë nxehtësinë që të ngjitet lart. Deri tani vatra është nën kontroll dhe nuk ka përparim drejt katit 1 apo katit minus 2.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit