Rreziku i përhapjes së luftës, Irani kërcënon sërish Izraelin, Netanjahu nuk "lëshon pe"

Rreziku i përhapjes së luftës, Irani kërcënon…

Sirenat e luftës në Izrael kanë ndaluar. Me rrëzimin e 99% të dronëve dhe raketave sulmuese nga Irani, i cili mbajti premtimin e tij për t’u hakmarrë për sulmin vdekjeprurës në konsullatën e tij në Damask , të gjithë sytë janë tani në Tel Avivi. A do të përgjigjet Izraeli, si dhe kur?

Në komunikimin e djeshëm mes presidentit amerikan, Joe Biden, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu , kjo ishte “tema kryesore”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e kanë bërë të qartë se nuk do të marrin pjesë në asnjë operacion hakmarrës nga Izraeli, po përpiqen që ky konflikt të mos ketë vazhdimësi në mënyrë që lufta të mos përhapet në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër, operacioni “True Promise” i Gardës Revolucionare në Iran, siç pranojnë analistët, ishte planifikuar me kujdes për të mos shkaktuar humbje (madje të mëdha) në jetë, por kryesisht në infrastrukturën ushtarake.

Sipas analistëve sulmi iranian ishte projektuar që t’u jepte kohë izraelitëve për ta menaxhuar rakatet.
Izraelitët thonë se objektivi kryesor i sulmit ishte baza e forcave ajrore të Izraelit, në Nevatim në veri të vendit. Aty është baza F-35 vendit, avioni më i rëndësishëm dhe më i avancuar teknologjikisht.

Në debatin e djeshëm në OKB, ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Dai Bing, deklaroi se sulmi i mëparshëm ndaj konsullatës iraniane në Siri (me shtatë të vdekur që Irani ia atribuon Izraelit) ishte “jashtëzakonisht i egër”. Kina shprehu gjithashtu “shqetësim të thellë” për sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe bëri thirrje për “qetësi dhe përmbajtje maksimale” nga të gjitha palët. Deklarata e Kinës bëri thirrje gjithashtu për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe tha se “katastrofa humanitare” atje ishte “e papranueshme”.

Ky është një skenar. Tjetri, dëshiron që Netanyahu të injorojë edhe një herë këshillën e presidentit amerikan dhe të vazhdojë me përgjigjen – e premtuar – ndaj Iranit. Por edhe për shkak të kësaj, Këshilli i Luftës i Izraelit është i ndarë për sa i përket kohës dhe intensitetit të sulmeve.

Izraeli u sulmua nga një valë dronësh dhe raketash në sulmet e para të drejtpërdrejta të Iranit në territorin e tij Sulmi përfshiu më shumë se 300 dronë dhe raketa – shumica dërrmuese u kapën , tha ushtria izraelite.

Një raketë balistike goditi bazën ajrore Nevatim në jug të vendit, duke shkaktuar dëme të vogla , thanë zyrtarët Irani tha se sulmi ishte një përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës në një kompleks diplomatik iranian në Siri në fillim të këtij muaji. Teherani paralajmëroi gjithashtu nëse Izraeli hakmerret, përgjigja e tij e ardhshme do të jetë  më e madhe, gjë që ka rritur frikën e përhapjes në shkallë më të gjerë të luftës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit