Rreziku i rritje së analfabetizmit/ Më pak nxënës po regjistrohen në shkollat 9-vjeçare

Rreziku i rritje së analfabetizmit/ Më pak…

Niveli i arsimimit në Shqipëri nuk është në pikën e tij më të mirë, madje gjendja ka mbetur në vendnumëro. Të dhënat e INSTAT, në një publikim të fundit “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri” tregojnë se ka rrezik që të rritet analfabetizmi.

Këto të dhëna të grumbulluara  mbi periudhën kohore 2017-2021 japin një situatë alarmante. Sepse çdo vit po bie ndjeshëm numri i fëmijëve që regjistrohen në arsimin bazë 9-vjeçar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Raporti Neto i Regjistrimit (NER), i cili llogaritet vetëm për arsimin parauniversitar ka ardhur në rënie të ndjeshme, me 4.5 pikë përqindje në vitin shkollor 2020-2021 në krahasim me 2017-2019.

Për vitin 2021-22, u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar 92% e nxënësve të grupmoshës 6-14 vjeç, në krahasim me popullsinë përkatëse, përkundrejt 96,5% në vitin shkollor 2017-2018”, thuhet në raport.

Rënia më e fortë është shënuar te femrat, nga 95.6% e tyre që u regjistruan në arsimin bazë 9 vjeçar në 2017, kjo peshë zbriti në 89.5% në 2021. Për meshkujt rënia është pak më e lehtë, nga 97.4%, në 94.4% për të njëjtën periudhë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit