Rrëzimi i dronit amerikan ndez tensionet/ Moska: Zero kontakt, na provokuat

Rrëzimi i dronit amerikan ndez tensionet/ Moska:…

Përplasjet mes SHBA dhe Rusisë duket se po rrezikojnë nisjen e një Lufte të Tretë Botërore. Mbrëmjen e shkuar SHBA ka akuzuar Rusinë për sjellje të pamatur pasi një dron amerikan u rrëzua në Detin e Zi, sepse u përplas me avionët luftarakë rusë. Përfaqësuesit amerikan pretendojnë se avionët rusë kanë hedhur karburant në rrugën e dronit, për të cilin SHBA thotë se ishte në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Disa herë para përplasjes, avionët luftarakë hodhën karburant mbi dronin në një mënyrë të pamatur, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesionale. Aeroplani ynë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një avion rus, duke rezultuar në një përplasje dhe humbje të plotë të MQ-9“, thuhet në një deklaratë.

Nga ama tjetër, ministria ruse e mbrojtjes tha se droni u rrëzua pas një “manovre të mprehtë” dhe se droni MQ-9 Reaper po fluturonte me transponderët e tij të fikur. Transponderët janë pajisje komunikimi që lejojnë gjurmimin e avionit. Rusia shprehet se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se SHBA-të po provokojnë.

Kujtojmë se, droni MQ-9 Reaper u rrëzua të martën pas një konfrontimi që zgjati 30-40 minuta. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se incidenti ka ndodhur rreth orës 07:03 me kohën e Evropës Qendrore të martën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit