Rreziqet e internetit, Softa: Format e mashtrimeve, djem që shtireshin si femra për përfitime monetare

Rreziqet e internetit, Softa: Format e mashtrimeve,…

Eksperti kibernetik Fatjon Softa ka folur në emisionin “Intervista e ditës” në TVA NEWS për sulmet kibernetike, por gjatë bisedës ai nuk la pa përmendur edhe një formë krimi kibernetik që provokohet nga vetë shoqëria. Moskontrolli i fëmijëve, aksesi i tyre në internet është rrezik për ta, sepse ata nuk kanë informacion për sigurinë dhe nuk e dijnë rrezikun që i kanoset.

Elementi i sigurisë duhet te futet nëpër shkolla. Sot jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit nuk kanë informacionin e duhur për t’u mbrojtur nga rrjetet sociale. Mos klikoni linqe që ju sjellin, ndërroni password-et mos bini pre e mashtrimeve kur ju shkruajnë se për shembull në emrin tuaj është lënë një pasuri, kur ikni me pushime mos publikoni foto në rrjete sociale, pasi ka keqbërës që mund t’ju grabisin shtëpinë. Një formë tjetër është mashtrimi me anë të fotove, djem që bënin si femra dhe joshnin meshkuj, derisa iu merrnin lekët.”– tha eksperti Fatjon Softa

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit