Rrëzohet avioni në Alpe, dyshohet për disa të vdekur

Rrëzohet avioni në Alpe, dyshohet për disa…

Një avion turistik është rrëzuar mëngjesin e sotëm në rajonin Pont-de-Martel të Zvicrës, afër kufirit me Francën, duke vrarë “disa persona”, raportojnë mediat zvicerane.

Sipas radio-televizionit zviceran RTN, aksidenti ka ndodhur në një zonë të vështirë, megjithatë ekipet e shpëtimit dhe ekipet e policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Policia e kantonit Nechatel nuk ka dhënë ende detaje të tjera. Lloji i avionit dhe sa persona ndodheshin në bord mbeten të panjohura. “Familjet e viktimave duhet të informohen së pari”, shpjegoi një zëdhënës i policisë, Georges-Andre Losuet. Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim për shkaqet e aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit