Rrëzohet avioni privat në Karaibe, mes 6 viktimave, dy fëmijë dhe miliarderi gjerman

Rrëzohet avioni privat në Karaibe, mes 6…

Dy fëmijë dyshohet se janë mes viktimave nga rrëzimi i një avioni privat në Karaibe. Sipas autoriteteve të Kosta Rikës, avioni kishte gjashtë persona në bord, mes tyre edhe një miliarder gjerman.

Ekipet e kërkim shpëtimit thanë se kanë arritur të identifikojnë pjesë të avionit, përfshi edhe një prej motorëve, të përhapura në zonën ku u pa për herë të fundit. Më pas gjatë kërkimeve, është gjetur trupi i një fëmije, një libër dhe një lodër fëmijësh.

Sipas gazetave gjermane, në bord ishte edhe miliarderi gjerman, pronar i disa palestrave Rainer Schaller, themelues i “RSG Group”, së bashku me një grua 44-vjeçare, një burrë tjetër dhe pilotin zviceran.

Avioni prodhim italian nëntë vendësh Piaggio P180 Avanti, u zhduk pak orë pasi doli nga hapësira ajrore e Meksikës, teska po fluturonte drejt Limonit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit