Rrëzohet avioni turistik, humbin jetën nëntë persona, mes tyre dhe fëmijë

Rrëzohet avioni turistik, humbin jetën nëntë persona,…

Një aksident tragjik është shënuar në Tajlandë ku një avion turistik është rrëzuar dhe për pasojë kanë humbur jetën nëntë persona, mes tyre dhe fëmijë.
Sipas mediave të huaja avioni u rrëzua teksa udhëtonte nga Bangkok në Trat, pranë kufirit me Kamboxhian pasditen e së enjtes. Ndërsa guvernatori Chonlatee Yangtrong bën me dije se të gjithë pasagjerët dyshohet se kanë ndërruar jetë. Pasagjerët ishin katër tajlandezë dhe pesë kinezë, përfshirë dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit