Rrëzohet helikopteri i Ministrisë së Brendshme në aeroportin e Shkupit

Rrëzohet helikopteri i Ministrisë së Brendshme në…

Një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme, M 17, është rrëzuar për shkaqe ende të panjohura në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, në platformën e vjetër ngjitur me stacionin policor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ku helikopteri sapo është furnizuar me karburant është rrëzuar gjatë ngritjes.

Era e fortë mund të ketë qenë shkaku për rrëzimin e helikopterit.

Në helikopter kanë qenë 5 persona. Sipas informacioneve të para, një person është lënduar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit