Rrëzohet helikopteri nga një defekt teknik në Afganistan, humbin jetën 3 persona

Rrëzohet helikopteri nga një defekt teknik në…

Një helikopteri i ushtrisë afgane është rrëzuar në provincën lindore të vendit Wardak, duke vrarë tre pjesëtarë të ekuipazhit dhe duke plagosur një tjetër, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë për shtyp.

“Një helikopter MI-17 i ushtrisë u rrëzua në rrethin Jaghato për shkak të problemit teknik të martën mbrëma dhe për fat të keq tre pjesëtarë të ekuipazhit humbën jetën dhe një tjetër u plagos,” tha deklarata.

Provinca Wardak, me Maidan Shar si kryeqytetin e saj 35 km në perëndim të kryeqytetit kombëtar Kabul, ka qenë skena e kryengritjes së udhëhequr nga Talibanët gjatë dy viteve të fundit dhe grupi i armatosur kishte fituar terren në rrethet Nurkh dhe Jalriz muajin e kaluar.

Ndërkohë që nga njëra anë zgjasin aktivitetet në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në vend, nga ana tjetër sulmet dhe dhuna nuk ndalen.

Zëdhënësi i Këshillit për siguri nacionale të Afganistanit, Rahmatullah Ender, më 5 qershor njoftoi se në muajin maj janë kryer 1.455 sulme, ndërsa kanë pësuar shumë civilë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit