Rrëzohet nga kati i 4-ët mbi borë, shpëton mrekullisht 6-vjeçarja

Rrëzohet nga kati i 4-ët mbi borë,…

Një mrekulli ka ndodhur në qytetin rus të Tomsk, ku një 6 vjeçare është rrëzuar nga kati i 4-ët i banesës së saj. Vogëluhja arriti të mbijetonte pa anjë dëmtim pasi ra mbi dëborë, siç shihet dhe nga pamjet e shpërndara gjërësisht në rrjetet sociale.

Vajza u ngrit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe u kthye brenda shtëpisë së saj.

Prindërit, të merakosur, e dërguan vajzën në spital pas rrëzimit, ku pas kontrollës së mjekëve doli se ajo kishte pësuar një dëmtim të vogël në kokë dhe bark./Fax News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit