Rrëzohet nga shtylla e tensionit dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes elektriçisti në Gjirokastër

Rrëzohet nga shtylla e tensionit dhe bie…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku një elektricist pasi u rrëzua nga shtylla e tensionit të lartë, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ka humbur jetën.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Gërhot, viktimë është elektriçisti Gëzim Çabej.

Ndër të tjera mësohet se ai para dy orësh është transportuar drejt kryeqytetit me helikopter për një ndihmë më të specializuar, por fatkeqësisht nuk ja ka dalë.

Ndërkohë gjatë 4 muajve të fundit në vendin tonë, ky është punonjësi i katërt i OSHEE që humb jetën në krye të detyrës në Gjirokastër./ abcnews/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit