Rrëzohet nga skela punëtori i fabrikës në Fier

Rrëzohet nga skela punëtori i fabrikës në…

Një 65-vjeçar është lënduar gjatë orarit të punës në një fabrikë në qytetin e Fierit.

Bëhet e ditur se shtetasi me inicialet T. C., i cili sipas informacioneve paraprake është rrëzuar nga një skelë. Për pasojë ai ka marrë lëndime trupore, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 65-vjeçari nga fshati Vajkan ishte punonjës në një fabrikë për përpunimin e vajit, teksa të paqarya mbeten rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 13:40, dyshohet se gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e vajit, në Fier, ka rënë nga skela, shtetasi T. C., 65 vjeç, banues në fshatin Vajkan. Si pasojë, ai është dërguar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit”, bën të ditur Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit