Rrëzohet një aeroplan në Itali/ Vdesin 2 të rinj, njëri prej tyre shqiptar

Rrëzohet një aeroplan në Itali/ Vdesin 2…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku si pasojë një shqiptar ka humbur jetën. Mësohet se aeroplan i drejtuar nga shqiptari dhe një shtetas italian u përplas në një fushë në Romagna të Italisë. Avioni ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca për një mësim në një kurs për pilotët rekreativë, por rrugës ata humbën kontrilloin dhe avionic përfundoi në tokë.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për sigurimin e vendit të ngjarjes, frenimin e rrjedhjes së karburantit dhe nxjerrjen e dy trupave. Të pranishëm kanë qenë edhe karabinierët, të cilët kanë kryer të gjitha konstatimet përkatëse për zbardhjen e asaj që ka ndodhur. Ndërsa dyshohet për ndonjë problem Teknik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit