Rrëzohet një avion i vogël pranë Londrës, humbin jetën katër persona

Rrëzohet një avion i vogël pranë Londrës,…

Një avion i vogël u rrëzua pak pas ngritjes në Aeroportin Southend në Londër, duke lënë të vdekur dy pilotë dhe dy pasagjerë sipas mediave britanike.

Një aksident i rëndë ajror ndodhi në juglindje të Anglisë, kur një avion i vogël u rrëzua vetëm pak minuta pasi ishte ngritur nga pista e aeroportit London Southend. Sipas të dhënave paraprake, mjeti ajror nisi një rrotullim të papritur në të majtë dhe më pas humbi lartësinë, duke përfunduar i përplasur në një zonë jo shumë larg aeroportit.

Menjëherë pas përplasjes, avioni shpërtheu në flakë. Katër persona që ndodheshin në bord – dy pasagjerë dhe dy pilotë – humbën jetën në vend. Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërkohë që ende nuk ka një konkluzion përfundimtar.

Ngjarja ka detyruar mbylljen e përkohshme të aeroportit London Southend. Të gjitha fluturimet u pezulluan dhe pasagjerët u urdhëruan të largoheshin nga terminalet deri në një njoftim të dytë.

Kjo tragjedi vjen vetëm një muaj pas një tjetër incidenti të rëndë ajror në Indi, ku një avion Boeing 787 Dreamliner u përplas menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit, duke vrarë pothuajse të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin. Vetëm një person mbijetoi nga ai aksident.

Autoritetet britanike janë në gatishmëri të plotë për të siguruar që ky aksident të mos përsëritet. Ata kanë paralajmëruar se kontrollet teknike ndaj avionëve të vegjël do të shtohen ndjeshëm në ditët në vijim.

Aeroporti Southend, ndonëse më i vogël se terminalet kryesore në Londër, shërben si pikë nisjeje për shumë fluturime lokale dhe private. Ky incident ka ngritur shqetësime për sigurinë e transportit ajror privat në Mbretërinë e Bashkuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit