Rrëzohet një avion në Pakistan, 99 pasagjerë në bord

Rrëzohet një avion në Pakistan, 99 pasagjerë…

Një avion i linjës “Pakistan International Airlines” është rrëzuar në Karachi, Pakistan.

Raportohet se në avion kanë qenë 99 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit. Fluturimi ishte nisur nga Aeroporti i Lahore, një nga aeroportet më të mëdhenj n ë Pakistan.

“Avioni është rrëzuar në Karachi. Po mundohemi të konfirmojmë numrin e pasagjerëve, por të dhënat paraprake sugjerojnë se kanë qenë 99 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi”, tha Abdul Sattar Khokhar, zëdhënës i autoritetit të aviacionit në Pakistan.

 

Mësohet se në momentin që është rrëzuar, avioni ka qenë duke bërë përpjekje për t’u ulur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit