Rezultuan pozitiv me E.Coli dhe Enterobacterie/ AKU bllokon kos dhe djathë në Korçë

Rezultuan pozitiv me E.Coli dhe Enterobacterie/ AKU…

390 kontrolle zyrtare dhe monitorime janë kryer ditën e sotme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në të gjithë vendin.

Mësohet se AKU ka bllokuar një sasi kosi dhe djathi në Korcë të cilat kanë rezultuar pozitiv me E.Coli dhe Enterobacterie.

Bëhet fjalë për 100 kg kos dhe 50 kg djathë kaçkavall në një stabiliment përpunim qumështi, pasi përgjigjet e analizave për mostrat e marra kanë rezultuar pozitiv për enteriobacterie dhe E.Coli, sasi kjo e destinuar për asgjësim.

Në 2 subjekte në Tiranë është bërë asgjësimi i 4.5 ton produkteve ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve, ndërsa në Fier është marrë një masë administrative me “paralajmërim”, si dhe në kuadër të Planit të Mostrave janë marrë 16 mostra ( domate , kastravecë, patate dhe speca) për analizim .

Gjatë inspektimeve në Shkodër, Berat, Fier dhe Dibër janë dhënë këshillime dhe lënë detyra ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar protokollet e sigurisë, si mungesën e xhamit mbrojtës, mungesën e sinjalistës për distancimin fizik, si dhe afishimin e posterave.

AKU njofton se do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit