Rrahën barbarisht 33-vjeçarin në mes të rrugës, pas publikimit në JOQ arrestohen dhunuesit

Rrahën barbarisht 33-vjeçarin në mes të rrugës,…

Pas denoncimit të publikuar nga JOQ Albania mbrëmjen e djeshme për sherrin e dhunshëm në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë, Policia është zgjuar dhe ka zbardhur ngjarjen duke vënë në pranga tre persona të përfshirë në konflikt.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë përfunduar Luçiano Nurçja, 46 vjeç, Albert Lika, 44 vjeç dhe Enea Kurti, 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, A. I., 33 vjeç, i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit dhe ndodhet i shtruar në spital, është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Burime për JOQ Albania kanë bërë me dije se konflikti nisi pas një debati verbal dhe më pas degradoi në përplasje fizike me sende të forta dhe mjete prerëse.

Në pamjet e publikuara nga JOQ Albania shihen momentet pas sherrit, ku qytetarët u japin ndihmën e parë të plagosurit dhe e largojnë nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas mbërrijnë ambulanca dhe forcat e policisë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit