Rriten çmimet e apartamenteve në Tiranë, 3 zonat më të shtrenjta

Rriten çmimet e apartamenteve në Tiranë, 3…


Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur nga 200 deri në 700 euro më shumë se në vitin 2021.

Çmimi mesatar i një metri katror në 2021 në Tiranë ishte 1100 deri në 1200 euro. Tani çmim shkon më shumë se 1550 euro.


Çmimet janë rritur më shumë në tre zona: Rrugën e Elbasanit, përreth Liqenit Artificial dhe në zonën e Kopshtit Botanik.


Në këto zona, në varësi të apartamentit, , çmimet shkojnë deri në 3 mijë euro për metër katror, nga 1500 deri në 2000 euro që shiteshin vitin e kaluar.


Shoqata e Ndërtuesve thotë se rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe kërkesa e lartë për shtëpi.

Para dy vitesh në Fresk çmimi i apartamenteve ishte 500 euro, ndërsa këtë vit ka një dyfishim të tij, deri në 1000 euro.

Ne e kemi blerë shtëpinë, por me kredi e kemi. Ne paguajmë 240 në muaj. Nuk e kemi mundësinë të blemë një shtëpi me paratë në dorë”, u shpreh një grua.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit