Rriten rastet e problemeve të shëndetit mendor, specialistët zbardhin shkaqet

Rriten rastet e problemeve të shëndetit mendor,…

Problemet e shëndetit mendor, ankthi dhe depresioni po rriten gjithnjë e më shumë në popullatën shqiptare. Faktorët e këtij problemi janë të shumta, ndërsa më kryesorja sipas specialistëve lidhet me faktorë social-ekonomikë. Papunësia dhe shtrenjtimi i produkteve të shportës ka bërë që ngarkesa psikologjike të jetë shumë e madhe.

Mjekët thonë se më shumë po dominon ankthi. “Nga problematikat më të shpeshta vijon të kryesojë ankthi me çrregullimet karakteristike që shoqëron gjumin, humorin, përqëndrimin. Shtrimi në spital nuk dominon”, shprehen specialistët.

Sipas OBSH, 1 në 8 persona në botë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Pandemia e Covid dhe vaksina ndikoi edhe më shumë në rritjen e rasteve, duke bërë që kjo sëmundje të reflektohet për një kohë të gjatë në popullatën globale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit