Rriten rastet e reja me COVID në Itali

Rriten rastet e reja me COVID në…

Rriten rastet e reja me COVID në Itali.

249 janë infeksionet e reja, në krahasim me 233 që u regjistruan ditën e djeshme.

Humbje jete – 14, ndërsa në bilancin ditor të së Premtes u raportua për 11 viktima.

Në total, në Itali, janë prekur me COVID 244.216 persona që nga shfaqja e pandemisë.

Të shëruar janë 196.806 vetë, nga të cilët 323 vetëm në 24 orët e fundit.

Në krahasim me një ditë më parë, vihet re dhe një ulje e të infektuarve aktivë – 12.368, 88 më pak seç u raportua dje.

Në terapi intensive në spitale, janë të shtruar 50 persona.

/Gazeta Atdheu/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit