Rriten rastet me Covid-19 edhe në Kosovë

Rriten rastet me Covid-19 edhe në Kosovë

Kryeministri i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se është rritur numri i personave të infektuar në krahasim me ata që janë shëruar nga koronavirusi i ri.

Ai i bëri këto komente pas një vizite në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohen 11 pacientë të prekur me Covid-19.
“Kemi diçka shqetësuese që duhet ta shohim për shkak se numri i të infektuarve e ka kaluar numrin e të shëruarve. Trajektorja, që është në rënie të vazhdueshme, mbetet e tillë përveç këtyre dy ditëve te fundit, ndaj duam ta fuqizojmë mesazhin tonë dhe gjithashtu të respektojmë masat dhe udhëzimet në mënyrë që të mos kemi ndonjë dështim të minutave të fundit”, deklaroi Kurti.
Kryeministri ne dëtyrë e zhvilloi këtë vizitë së bashku me ministrin në detyre të Shëndetësisë Arben Vitia, dhe drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Basri Sejdiun, në shenjë mbështetjeje për stafin mjekësor.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 927 raste me koronavirus; 671 persona janë shëruar dhe 29 pacientë kanë vdekur. Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars. Për të frenuar përhapjen e mëtejmë të virusit, autoritetet shpallën gjendjen e mergjencës së shëndetit publik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit