Rriten rastet me koronavirus në Europë, sërish epiqendra e Covid-19

Rriten rastet me koronavirus në Europë, sërish…

Europa është kthyer sërish në epiqendër të koronavirusit. Rastet e reja me COVID kanë shënuar rritje, po ashtu janë raportuar edhe shifra të larta të humbjes së jetëve nga virusi.

Gjermania, Franca, Holanda po përjetojnë gjithashtu një rritje të infeksioneve.

Sigurisht shtrimet në spitale dhe vdekjet janë më të ulëta krahasuar me një vit më parë , kjo edhe falë përdorimit të vaksinës kundër Covid.

Por është vënë re një hezitim për aplikim e vaksinave nga qytetarët dhe kjo theksojnë ekspertët ka ndikuar në përhapjen e pandemisë. Po ashtu lehtësimi i masave gjatë periudhës së verës sipas virologëve mund të ketë ndikuar në përhapjen e virusit.

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësorë tregoi se Europa, përfshirë Rusinë përfshirë Rusinë, deri më 7 nëntor ishte i vetmi rajon që regjistroi një rritje të rasteve, deri në 7 për qind, ndërsa zona të tjera raportuan rënie ose tendenca të qëndrueshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit