Rriten shifrat/ 15 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Rriten shifrat/ 15 raste të reja me…

15 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 964.

78 përqind e të infektuarve ose 745 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar në Durrës (13), Tiranë (1) e Shkodër (1).

Në 24 orët të fundit janë testuar 177 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 13 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 964 të infektuar,

– 31 viktima;

–  745 të shëruar,

–  176 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 15 pacientë, ku vetëm 3 janë në terapi intensive.

Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 19 maj është:

– Tiranë, 78 pacientë aktivë,

– Krujë, 46 pacientë aktivë,

– Shkodër, 15 pacientë aktivë,

– Kamëz, 12 pacientë aktivë,

– Durrës, 19 pacientë aktiv,

– Berat, 10 pacientë aktivë,

– Fier, 5 pacientë aktivë,

– Elbasan, 2 pacientë aktivë,

– Mirditë, 1 pacient aktiv,

– Korçë, 1 pacient aktiv,

– Kurbin, 1 pacient aktiv.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit