Rriten shifrat në Itali/ Mbi 20 mijë raste të reja dhe 502 viktima nga Covid

Rriten shifrat në Itali/ Mbi 20 mijë…

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 20,396 raste të reja me koronavirus nga afro 370 mijë testime të kryera.

Bilanci flet për 502 vdekje, krahasuar me 354 që ishin një ditë më parë. Në total që nga nisja e pandemisë, vendi fqinj ka regjistruar 103 mijë fatalitete.

Rajoni me rritjen më të madhe të rasteve është Lombardia (+4.235), e ndjekur nga Campania (+2.656), Emilia-Romagna (+2.184) dhe Piemonte (+2.074).

Krahasuar me numrin e testimeve, indeksi i pozitivitetit është në rënie megjithatë mbi 53 mijë raste janë ende aktive ndërsa të shtruarit në terapi intensive janë në rritje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit