Rriten temperaturat, kosovarët vërshojnë drejt Shqipërisë për pushime

Rriten temperaturat, kosovarët vërshojnë drejt Shqipërisë për…

Vëllezërit kosovarë nuk ka pengesë në botë, luftë apo sëmundje, që t’i mbajë larg Atdheu tonë të përbashkët, Shqipërisë.

Sapo temperaturat kanë nisur të rriten, janë me qindra shtetasit kosovarë që kanë nisur të vërshojnë drejt brigjeve shqiptare.

Edhe këtë verë ata kanë vendosur që pushimet verore t’i kalojnë në bregdetin shqiptar, në Jug e Veri.

Sipas të dhënave të policisë 10 ditëshin e fundit, numri i shtetasve të Kosovës që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, ka qenë 77 mijë persona.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, më 1 korrik, së bashku me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, hapën sezonin turistik në Shëngjin, nën moton “Pusho Shqip”.

E pra, as pandmia e koronavirusit nuk i ka friguar e as stepur kosovarët që si çdo verë të “përqafojnë” detin e Shqipërisë. Mirë se vini vëllezër! /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit