Rriten tensionet Iran-Izrael, ministri iranian paralajmëron hakmarrje

Rriten tensionet Iran-Izrael, ministri iranian paralajmëron hakmarrje

Irani fajëson Izraelin dhe zotohet për hakmarrje pas incidentit në centralin bërthamor në Natanz.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, premtoi hakmarrje kundër Izraelit për një sulm ndaj objekteve kryesore bërthamore të Iranit në Natanz por tha se nuk do të ndalojë bisedimet e nivelit të lartë për të rivendosur marrëveshjen bërthamore të vendit me fuqitë botërore.

Në një takim privat me ligjvënësit të hënën, Zarif vuri në dukje se zyrtarët e lartë izraelitë thanë qartë se do të përpiqeshin të parandalonin përpjekjet shumëpalëshe për të rivendosur Planin e Përbashkët të Përgjithshëm të Veprimit (JCPOA), i cili do të çonte në heqjen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara mbi Iranin.

“Tani ata mendojnë se do ta arrijnë qëllimin e tyre. Por sionistët do të marrin përgjigjen e tyre në më shumë avancime bërthamore,”- tha diplomati.

Ai u zotua për “hakmarrje” kundër Izraelit dhe tha se Irani nuk do të binte në grackën e tij duke refuzuar të përfshihej në bisedime që mund të shihnin heqjen e sanksioneve të njëanshme të SHBA.

Ai gjithashtu premtoi se Natanz do të ndërtohet më i fortë se më parë, duke përdorur centrifuga më të përparuara.

“Nëse ata mendojnë se dora jonë në negociata është dobësuar, në fakt ky akt frikacak do të forcojë pozicionin tonë në bisedime,” tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit