Rritet bilanci i viktimave në Gaza 13 mijë të vdekur, mes tyre 5500 fëmijë të vrarë

Rritet bilanci i viktimave në Gaza 13…

Lufta mes Izaelit dhe Hamasit po kthehet në një ferr të vërtetë në Rripin e Gazës. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza, raportoi të djelën se 13 mijë njerëz janë vrarë deri më tani në Palestinë që nga fillimi i luftës me Izraelin, në 7 tetorin e këtij viti.

Nga rapotimet e mediava të huaja, mësohet se 5.5 mijë të vrarë janë fëmijë ndërsa 3500 janë gra. Konfliktet mes dy vendeve u rikthye pas një sulmi të kryer nga Hamasi në territorin izraelit në 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 200 persona.

Kjo solli edhe reagimin e ashpër të Izraelit, i cili ka shkatërruar thuajse të gjithë territorin dhe ka rrënuar me mijëra godina.

Ndërsa Hamasi është braktisur nga bota ndërkombëtare, përfshirë edhe nga aleatët e tij si Irani, pasojat po i vuajnë popullsia civile.

Pas mijërave të vrarëve, në vend ka shpërthyer kriza ushqimore dhe raportohet se një valë sëmundjesh ngjitëse janë duke u përhapur për shkak të mungesës së higjenës së dobët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit