Rritet bilanci i viktimave nga shpërthimi i minierës në Turqi

Rritet bilanci i viktimave nga shpërthimi i…

Numri i viktimave nga shpërthimi në një minierë në Turqinë Veriore ka shkuar në 28. Shpërthimi ndodhi mbrëmjem e djeshme ku rreth 110 persona ishin në minierë gjatë kohës së shpërthimit.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë Fahrettin Koca tha se deri tani janë shpëtuar 11 persona.

Ekuipazhet e urgjencës punuan gjatë natës, duke gërmuar nëpër shkëmbinj në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë njerëz.

Shpërthimi besohet të ketë ndodhur në rreth 300 metra thellësi ku rreth 49 njerëz po punonin në zonën e “rrezikshme” midis 300 dhe 350 metra nën tokë, tha Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa prokuroria vendase ka nisur hetimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit